AL-INSPEKTIM është një shoqëri e specializuar në ofrimin e shërbimeve të inspektimit, kontrollit teknik dhe vlerësimit të përputhshmërisë për pajisje nën presion, instalime industriale dhe transportin e mallrave të rrezikshme. E themeluar më 23.11.2015, kompania operon si Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (SH.P.K) dhe ofron shërbime profesionale për sektorë të ndryshëm të industrisë, energjisë dhe transportit.
Ne jemi akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, me numër akreditimi TI016, dhe të miratuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës, duke garantuar se të gjitha procedurat e inspektimit realizohen në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë.
Gjithashtu, AL-INSPEKTIM është i certifikuar me Certifikatën e Menaxhimit të Sistemit të Cilësisë për Inspektim, që mbulon fushat:
Bombula të GLN-së
Rezervuarë GLN deri dhe mbi 13 m³ (nën dhe mbi tokë)
Tubacione nën presion dhe aksesorë sigurie
Autocisterna rrugore sipas ADR (Klasat 2, 3 dhe 8)
Kaldaja me avull dhe ujë të nxehtë
Enë kriogjenike të termoizoluara me vakum
Rezervuarë të hidrokarbureve
Pajisje nën presion stacionare të kategorive të ndryshme
Me një staf të kualifikuar, inspektorë të licencuar dhe aparaturë teknike të certifikuar, ne garantojmë kontroll të saktë, dokumentacion të plotë dhe profesionalizëm maksimal në çdo hap të procesit të inspektimit.
Programi i AKREDITIMIT. Aneks i Certifikates se Akreditimit '' AL-INSPEKTIM''. Truo qe operon ne fuhen e inspektimit e tipit A
SH E N ISO/IEC 17020:2012
TI 016
Per procedurat e miratimit dhe mbikeqyrjes se organeve evropiane te notifikuara dhe organeve te miratuara te vleresimit te konformitetit.
Per ushtrimin e veprimtarise si trupe inspektuimi e jeteve qe kryejne transport te disa mallrave te rrezikshme.
Të sigurojmë cilësi, përpikëri dhe besueshmëri në çdo inspektim, duke kontribuar në rritjen e sigurisë teknike, mbrojtjen e jetës dhe mjedisit, si dhe funksionimin korrekt të pajisjeve dhe instalimeve nën presion.
Të jemi institucioni lider kombëtar në fushën e inspektimit teknik, me standarde të larta profesionale dhe transparencë të plotë në shërbim të industrisë dhe publikut.
Profesionalizëm dhe integritet. Saktësi teknike dhe transparencë. Përputhshmëri absolute me ligjin dhe standardet. Shërbim i shpejtë dhe efikas. Siguri maksimale për klientin dhe mjedisin.